Të dashur besimtarë të MKSH „Nëna Terzë“ në Aarau,
Duke pasur parasysh luftën në Rripin e Gazes, Ju njoftojmë se Shtegtimi i organizuar prej 5 – 12 shkurt 2024 në Tokën Shenjtë anulohet. Për të planifikuar pushimet për vitin e ardhshëm, kuptohet për ata që janë në marrëdhënie pune, në bashkëpunim me Agjensionin ju lajmërojmë se ky organizim shtyhet në një afat të pacaktuar.
Të gjithë ata që duan t’i tërhjekin mjetet e deponuara në konton e Misionit le të kontaktojnë me Sekretariatin e Misionit (gjatë orarit të punës, në ditët: e hënë, e mërkurë ose e premte).
Faleminderit për mirëkuptim e ju ftojmë që të luteni për Paqë në Tokën Shenjtë.
Don Alberti, misionar