RIPËRTRIRJE SHPIRTËRORE PËR BESIMTARËT E MISIONIT KATOLIK SHQIPTAR „NËNA TEREZE“ – AARAU
Nga data 16 mars deri më 21 mars, pra pas të Dieles së 3. të Kreshmëve, do të kemi mundesinë të ushqehemi me meditime, reflektime të ndryshme shpirtërore të udhëhequra nga Don Prekë Lazri, Drejtor i Radio Marisë së Shqipërisë.
Takimet fillojnë të hënën, më 16 mars, prej orës 19.00 në Kishën e Shpirtit Shenjt në Suhr (AG). Për çdo pyetje, mos hezitoni, të na drejtoheni në Zyrën e Misionit në Aarau.
Shën Nëna Tereze ndërmjetësoftë për familjet tona.
Mirë se vini!
Don Albert Jakaj
Adresa ku do të mbahet Seminari me Don Prekën:
Pfarramt Heilig Geist
Tramstrasse 38,
5034 Suhr AG.
Tramstrasse 38,
5034 Suhr AG.