Komunikatë për shtyp
Masat e reja kundër Coronavirusit: shtyhet Mesha me popull deri më 30 prill 2020
Përballë pandemisë aktuale, Dioqeza e Gjenevës, Lozanës dhe Friburgut, përputhet me masat parandaluese tashmë të ditura nga Qeveria federale e Zvicrës, duke ndaluar nga sot dhe deri më 30 Prill të vitit 2020, të gjitha kremtimet publike të Meshës Shenjte në mbarë territorin dioqezan. Ato do të kremtohen pas dyerve të mbyllura. Është përgjegjësi e jona të mos inkurajojmë të përhapet kjo sëmundje ngjitëse pontencialisht fatale. Nëse është e domosdoshme që besimtarët të luten së bashku dhe të marrin Eukaristinë, kjo nuk mund t’i shfajësojë ata nga detyra për të mos shkaktuar vdekjen e të tjerëve dhe t‘ju binden autoriteteve të sundimit të ligjit tonë. Ndërkohë, Mesha Shenjte e përditshme do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 7:00 të mengjesit (gjermanisht) dhe në mbrëmje në orën 19:00 (frëngjisht) në kanalin e Ipeshkvit në YouTube l’évêché. Ne ju kujtojmë se keni mundësinë të meditoni prej shtëpis në leximet e ditës, të disponueshme në mënyrë të veçantë në web faqen www.aelf.org (Shoqata Liturgjike Ipeshkvore për vendet që flasin frëngjisht) ose në aplikacionin përkatës të smartphone-ve. Nëse Mesha nuk kremtohet publikisht, besimtarët gjithashtu mund të bashkohen me Meshën që kremtohet pa ta dhe për ta. Çdo sugjerim është i mirëseardhur dhe mund t’i dërgoni ato në adresën info@diocese-lgf.ch. Ju falënderojmë që na ndoqët këto udhëzime në përpjekjen e përbashkët për të luftuar kundër përhapjes së virusit. Ne kërkojmë nga famullitë, njësitë baritore, bashkësitë fetare dhe misionet, që të vendosin këtë deklaratë për shtyp në dyert e kishave.
Për lajme më të hollësishme mund të gjeni në faqen zyrtare www.diocese-lgf.ch
Shërbimi dioqezan i komunikimit
Friburg, më 13.03.2020
***
MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau njofton se nuk kemi Meshë në Gjuhën shqipe me popull në Wünnewil-Flamatt (më 19 mars, në festën e Shën Jozefit), në Renens-Lozanë (më 28.03) dhe Carouge-Gjenevë (më 25.04). Lutemi për ju!