Të dashur besimtarë të Misionit Katolik Shqiptar „Nëna Tereze“ në Aarau,
ju njoftojmë se Vikari gjeneral i Dioqezes së Bazelit, Dr. Markus Thürig, përmes emailit të sotëm (më 17.04.2020) të gjitha Famullive, Misioneve, Kuvendeve rregulltare, na njofton se këto Rregullore do të zëvendësojnë ato të 17 marsit 2020 dhe do të zbatohen nga 17 prilli 2020.
Relaksim gradual i masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit
Situata mbetet e vështirë për Bashkësitë famullitare dhe Misionet. Ndalimi i grumbullimit të besimtarëve mbetet ende në fuqi. Përjashtim bëjnë varrimet, ku vetëm rrethi i familjes së ngushtë marrin pjesë. Ipeshkvi i Bazelit, Felix Gmür ka shfaqur shqetësimet e Bashkësive famullitare në Qeverinë federale të Zvicrës. Me Konferencën e Ipeshkvinjve të Zvicrës, ai do të paraqes një koncept mbrojtjeje pranë Qeverisë federale. Është e nevojshme kremtimi i Meshës Shenjte me popull.
Megjithatë shëndeti dhe mbrojtja e grupeve të rrezikuara mbeten përparësi për ipeshkvin. Për sa i përket kremtimit të Meshës Shenjte me besimtarë (grupi në rrezik i të moshuarve / personave me nevoja të veçanta), janë të ndaluara, dhe këto masa fillimisht do të mbeten deri më 11 maj 2020, por mbase të sigurta deri më 8 qershor 2020.
Shërbime dhe aktivitete në Kishë
• Të gjitha kremtimet publike dhe tubimet fetare janë të ndaluara. Përjashtim bën vetëm Riti i salikimit: këtu lejohet vetëm familja të marrin pjesë në shërbimet e varrimit. Udhëzimet ipeshkvnore rekomandojnë me forcë riti i salikimit të bëhet në ambient të hapur (pranë varrit); disa Kantone lejojnë gjithashtu Ritin e salikimit në një kishë ose kapelë. Meshtari koordinon me autoritetet lokale.
• Të gjitha pagëzimet, Kungimet e para, Krezmimet dhe Kurorat shtyhen. Rekomandohet që të shtyhen deri në fund të verës/vjeshtës.
• Kremtimi i Eukaristisë mund dhe duhet të bëhet vetëm nga meshtarët.
• Ipeshkvi vazhdon ta lirojë nga detyra e tij e së Dielës.
• Të gjitha ngjarjet e famullisë, misionet në gjuhë të ndryshme dhe aktivtetet tjera pastorale janë të ndaluara.
• Drejtuesit e famullive, misionet në gjuhë të ndryshme janë përgjegjës për vendimet dhe zbatimin e tyre në marrëveshje me autoritetet përkatëse dhe këshillat pastorale.
• Besimtarët duhet të jenë të informuar për masat e reja (flyer të vendoset në dyert e kishës) përmes televizionit, si dhe në faqen kryesore të famullisë apo misioneve. Rrjetet sociale mund të përdoren gjithashtu për këtë informacion. Shërbimet e para publike mund të shpallen përsëri varësisht si rrjedhin gjërat, përmes këtyre mundësive të lartëpërmendura, sepse koha e drejtimit së famullisë kufizon komunikimin në kohë.
• Të gjitha Kishat në Dioqezën e Bazelit mbeten të hapura për lutje personale.
Më 29 prill 2020, Qeveria Federale e Zvicrës dëshiron të vendosë se cili lehtësim do të hyjë në fuqi më 11 maj 2020. Kuria dioqezane do të komunikojë përsëri në 30 Prill 2020. Së bashku me Ipeshkvin tonë, Felix, Ipeshkvin Ndihmës, Denis dhe anëtarët e Këshillit Ipeshkvnor, ju uroj ditët e Pashkëve dhe duke pasur parasysh forcën dhe kurajon e të Ringjallurit.
Dr. Markus Thürig
Vikar gjeneral i Dioqezës së Bazelit
Në Solothurn, më 17 prill 2020