Lajmet

Vikari i ri ipeshkvor, Valentine Koledoye: dua të bëj më të mirën

„Ajo që dua të bëj: më të mirën“

Intervistoi: Christian Breitschmid, 21.4.20

  • Më 1 maj, famullitari i Zuchwil, Dr. Valentine Koledoye, do të jetë pasardhësi i Christoph Sterkman si Vikar ipeshkvor i Shën Urs-it.
  • Më 14 maj ishte caktuar në kishën e Shën Franë Ksaverit në Münchenstein të marrë detyrën zyrtarisht. Për arsye të pandemisë së Koronavirusit, kjo festë duhet të shtyhet në një datë tjetër.
  • Sidoqoftë, meshtari nigerian Valentine Koledoye fillon punën e tij të re me besim dhe zbulon në intervistën e Horizonte në cilin frymë ai dëshiron të zotërojë detyrën e tij.

Zotëri famullitar, së shpejti do të shërbeni si Vikar i ipeshkvit tonë dioqezan Felix Gmür me të gjitha të drejtat dhe detyrat ipeshkvore në Vikariatin ipeshkvor të Shën Ursit. Çfarë do të thotë ky emërim në karrierën tuaj?
Valentine Koledoye: Para së gjithash, do të dëshiroja t’ju falënderoja për interesimin tuaj në një intervistë me mua, edhe para se të merrja detyrat e mia si vikar ipeshkvor prej 1 maji. Para se të përgjigjem në pyetjen tuaj, ju lutem më lejoni të them një fjalë shqetësimi në lidhje me Koronavirusin. Do të dëshiroja të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e të prekurve dhe lutem për shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve. Si të krishterë, nuk duhet të harrojmë se Zoti ka premtuar të jetë me ne dhe ai nuk do të na braktis. Ka dritë në fund të çdo tuneli të errët. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje së shpejti me ndihmën e Zotit.

Shumë faleminderit! Por tani me kënaqësi për ju …
Nuk e shoh emërimin si një promovim në karrierën time. Për mua, kujdesi priftëror ose baritor nuk është një karrierë, por një thirrje në shërbim të Zotit dhe të tjerëve. Kështu që unë e shoh emërimin si Vikar ipeshkvor si një sfidë për t’i shërbyer më shumë popullit të Zotit në Vikariatin e Shën Ursit, veçanërisht si një përfaqësues i ipeshkvit dioqezan Felix Gmür. Duhet shumë punë për të sjellë shqetësimet e njerëzve tek ipeshkvi dhe shqetësimet e ipeshkvit dioqezan për njerëzit e rajonit.

Ju lutemi përshkruani me pak fjalë Biografinë tuaj për lexuesit tanë, duke filluar me lindjen tuaj në Nigeri.
Siç e përmendni, unë kam lindur 52 vjet më parë në Nigeri në një familje të krishterë. Kam studiuar në Nigeri, Shtetet e Bashkuara, Romë dhe Innsbruck. U shugurova si meshtar 26 vjet më parë dhe fillova të punoja në Nigeri. Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime meshtarake në Zvicër, në Arbon, Oberrohrdorf, Niederrohrdorf dhe Zuchwil, ku isha kryetar i Këshillit baritor dhe famullitar. Unë isha gjithashtu dekan i dekanatit në Solothurn dhe veproja si nënkryetar i këshillit të meshtarëve dioqezan.

Cila ka qenë përvoja më drastike, në kuptimin e përvojës më të trishtuar në jetën tuaj?
Sa herë që duhet të kremtoj ritin e salikimit të një personi më të ri ose kur shoh njerëz që vuajnë nga dhimbja e sëmundjeve të rënda, jam i trishtuar. Si meshtar, unë ndjej atë që ndjejnë njerëzit.

Cilin moment do të donit të veçonit dhe pse?
Ditën kur pagëzova një foshnje për herë të parë. Ishte një përvojë e veçantë shpirtërore që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Çfarë lloj Vikari ipeshkvor doni të jeni?
Gjyshja ime më pat thënë se puna e një meshtari është vepër e Krishtit. Jezusi shkoi te njerëzit në qytete dhe fshatra. Ai u solli atyre Lajmin e mirë, shëroi të sëmurit, i ngushëlloi ata në shqetësimet e tyre, ishte afër tyre dhe jetoi me ta. Kjo është arsyeja pse Jezusi është lloji i personit që unë dua të jem nën drejtimin e ipeshkvit dhe në bashkëpunim me të gjithë famullitarët dhe njerëzit e rajonit të Shën Ursit.

Duket se ka dy rryma në kishën tonë, frontet e të cilave po forcohen gjithnjë e më shumë: të ashtuquajturat përparimtarë ose liberalë dhe konservatorët. Ku do të vendoseshit ju në këtë strukturë?
Uff! Më pëlqen qëndrimi i Papa Françeskut dhe Ipeshkvit tonë Feliks ndaj besimit dhe moralit. Nuk e di nëse është përparimtare apo konservatore. Unë e vlerësoj udhëheqjen e tyre në Kishë dhe e shoh veten në linjën e qasjes së tyre për të mbështetur secilin person në kuptimin e tij të besimit. Kështu që unë nuk e shoh veten si një liberal apo konservator, por si dikush që dëshiron të ndjekë Krishtin dhe të takojë njerëz atje ku janë.

Një konflikt i hapur po përhapet në Këshillin pastoral në Birmenstorf-Gibstorf-Turgi mes famullitarëve dhe kryetarëve të Këshillit pastoral të Famullive. Paraardhësi juaj do t’ju lërë një fushë beteje në këtë drejtim. Si e keni ndërmend të zgjidhni këtë situatë?
Unë mund të jem në gjendje t’ju përgjigjem brenda një viti ose më vonë! Sidoqoftë, unë besoj se Ipeshkvi, Vikari ipeshkvor dhe Këshilli Presbiterial Ipeshkvor kanë bërë shumë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë për harmoninë kudo që ka konflikte.

Si Vikar ipeshkvor ju do të keni detyra krejtësisht të ndryshme se më parë. Do të jeni më pak të lirë në punën tuaj sesa tani. Do të jeni më shumë menaxher se të merreni me pastoral. Sa është e dëshirueshme kjo për karrierën tuaj, duke marrë parasysh shpërblimin që ju paguani si meshtar?
Jo, jo, nuk ka asnjë çmim për të paguar këtu. Në një farë kuptimi, të punosh si Vikar ipeshkvor është gjithashtu një punë baritore. Edhe nëse ka shumë detyra administrative në emër të ipeshkvit, qasja është baritore. Për më tepër, pozicioni im si Vikar ipeshkvor më jep mundësinë të takoj të rinj dhe familjet e tyre në kremtimet e Krezmimit.

Ju jeni prifti i parë afrikan që keni një post të lartë në Dioqezën e Bazelit. Çfarë pritshmërie keni, qofshin ato të brendshme apo të jashtme?
Emërimi është një besim që Ipeshkvi Felix ka në mua. Kjo tregon hapjen e ipeshkvit tonë dhe qytetarëve zviceranë ndaj kulturave të tjera. Kërkon që unë të jap një përgjigje të vërtetë vlerësimi për shërbime të mëdha. Gjithmonë ka qenë e rëndësishme për mua të bëj çmos me ndihmën e Zotit. Kjo është pikërisht ajo që dua të bëj: më të mirën time.

Si Vikar ipeshkvor i Shën Ursit, çfarë dëshironi të arrini për famullinë dhe dioqezën, por edhe për veten tuaj si përfaqësues në drejtimin e kësaj dioqeze?
Si Vikar ipeshkvor, unë jam një përfaqësues i ipeshkvit në rajonin e Shën Ursit. Pra, ajo që ipeshkvi dhe dioqeza dëshirojnë të arrijnë është përqendrimi im me talentin dhe karizmat e mia. Harmonia dhe bashkëpunimi i mirë në Këshillat tashmë ekzistuese baritore, si dhe mbështetja në Këshillat pastorale ende pa krijuar, është e rëndësishme për mua. Bashkëpunimi i mirë me kishat rajonale, me Zyrat dhe komisionet, shërbimet speciale baritore, ekumenizmi në rajon janë gjithashtu të rëndësishëm. Për më tepër, unë do të doja të promovoja bashkëpunim me Misione në gjuhë të tjera në zonat e tyre përkatëse baritore në rajonin tonë.

Çfarë mund t’ju pyes tjetër? Ju jeni akoma i ri – pas kohës si Vikar ipeshkvor, emërimi si ipeshkëv apo një detyrë më përgjegjësi për dioqezën tuaj do të ishte patjetër i mundur …
Unë do të doja t’i përgjigjem pyetjes tuaj me një thënie të njohur: „Dje ka kaluar, sot është një dhuratë, por nesër është sekret“. Ne nuk e dimë se çfarë do të jetë e nesërmja, kështu që ia lë Zotit të vendosë. Mundohem të mos mendoj shumë për problemet, shqetësimet dhe zhgënjimet e së kaluarës apo pikëllimin e nesërm. Unë ia lë Zotit që të vendosë se çfarë do të sjellë e ardhmja në kohën e tij dhe sipas vullnetit të tij.

Burimi i intervistës dhe copyright:

Horizonte Aargau ose në linkun https://www.horizonte-aargau.ch/das-ist-es-was-ich-machen-will-mein-bestes/

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »