Lajmet

Dioqeza e Bazelit: nuk ka Meshë me popull deri më 8 qershor 2020

Të dashur besimtarë të MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau,

Dioqeza e Bazelit e lëshon këtë komunikatë në lidhje me masat parandaluese të përhapjes së Koronavirusit

Qeveria Federale e Zvicrës, më 29 prill 2020, vendosi që kremtimet private dhe publike të grumbullimeve të më shumë së pesë personave janë akoma të ndaluara (me përjashtime të njohura siç janë: Mbledhje pune, Parlamenti…). Kohët e fundit Qeveria njoftoi se evenimente madhore (mbi 1000 persona) janë të ndaluara deri në fund të gushtit 2020.
Shërbimet publike të Meshës Shenjte dhe administrimi i Sakramenteve (Pagëzim, Kungim, Krezim, Martesat) janë të ndaluara (përjashtim bëjnë vetëm Varrimet) deri më 8 qershor 2020.
Më 29 maj 2020, Qeveria Federale do të ndërmarr hapat e ardhshëm të masave për të ndaluar përhapjen e Koronavirusit, të vlefshëm nga 8 qershori i vitit 2020. Pra të kremtosh Meshën publike nuk pritet më parë se më 8 qershor 2020.
Sidoqoftë, koncepti i mbrojtjes për Dioqezën e Bazelit, zbatimi i konceptit kornizë të mbrojtjes të KIZ (Konferenca Ipeshkvore e Zvicrës). Udhëzimet e reja për kremtimet madhore sugjerojnë që Kungimet e Para, Krezmimet, Festat e famullive ose të Misioneve të shtyhen në fund të verës/vjeshtës.
Një udhëzues i rëndësishëm për ipeshkvinjtë e Zvicrës është mbrojtja e shëndetit e besimtarëve. Prandaj, masat mbrojtëse të respektohen rreptësisht në punën baritore.

Solothurn, më 30 prill 2020

Dr. Markus Thürig
Vikar i përgjithshëm

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »