Lajmet

Dioqeza e Bazelit – Nuk kremtohet Mesha me popull deri më 19 prill 2020

Komunikatë për shtyp

Dioqeza e Bazelit intensifikon parandalimin e Coronavirus

Solothurn, më 17 mars 2020 – Pas Konferencës së djeshme për media të Qeverisë federale të Zvicrës, Dioqeza e Bazelit po rrit masat për të parandaluar pandeminë e Coronavirus. Pra deri më 19 prill 2020, nuk kremtohet asnjë Meshë publike dhe asnjë sakrament me popull në të gjithë territorin e Dioqezes (BE, BS, BL, JU, AG, TG, SH, ZG, LU, SO). Kishat mbesin të hapura dhe kujdesi baritor do të jetë i garantuar.

Ipeshkvi i Bazelit ka marrë këto masa parandaluese të mëposhtme ndaj Coronavirusit, që duhen zbatuar deri më 19 prill 2020, si vijon:

  • Qëndrim i përgjithshëm: higjiena, mbajtja e distancës, nëse është e mundur qëndrimi në shtëpi, anulimi i mbledhjeve dhe takimeve. Mbrojtja e grupeve të rrezikuara është një përparësi.
  • Të gjitha Meshat me popull dhe aktivitetet tjera në Kishë (Sakramentet) janë të ndaluara.
  • Kishat mbesin të hapura.
  • Shërbimet sociale të Kishave përforcojnë ndihmën ndaj grupeve të rrezikuara.
  • Siguroni kujdes baritor individual dhe kontakte përmes telefonit, postës elektronike ose mediave sociale.
  • Të promovoni përhapjen e Meshës Shenjte pa popull përmes mediave.

Masat parandaluese më të hollësishme i gjeni në web faqen zyrtare të Dioqezes www.bistum-basel.ch

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »