Dioqeza e Bazelit: Cilat janë masat aktuale për të marrë pjesë në Meshën Shenjtë?
Besimtarë të dashur,
prej të hënës, më 13 shtator 2021, janë në fuqi masat e reja epidemiologjike, të prezantuara nga Dioqeza e Bazelit, të cilat për fat të keq e bëjnë bashkimin e besimtarëve edhe më të vështirë. Masat nuk janë zgjedhja jonë, por janë të imponuara dhe ne duhet t’u përmbahemi atyre. Prandaj ju thërras në përgjegjësi dhe mirëkuptim për të bërë gjithçka në rrethanat aktuale, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të bashkohemi dhe t’i japim lavde Zotit. Pra ekzistojnë dy variante për Meshën Shenjtë dhe takimet e tjera të lutjeve:
VARIANTI NR. 1
• Besimtarët që janë mbi 16 vjeç dhe kanë një ÇERTIFIKATË valide të vlefshme se kanë pasur koronën oes që janë vaksinuar ose që kanë bërë testin (48 orë) mund të marrin pjesë në Meshën Shenjtë;
• Çertifikatat nuk kërkohen për besimtarët nën moshën 16 vjeç;
• Një numër i pakufizuar besimtarësh mund të marrin pjesë në këtë variant;
• Nuk kërkohet as maskë dhe as distancë fizike;
• Dezinfektimi është i detyrueshëm dhe kungimi i shenjtë pranohet në dorë;
• Në këtë variant, është OBLIGATIVE të skanoni çdo certifikatë në hyrje të kishës përmes aplikacionit zyrtar.
Mosrespektimi i këtyre masave i nënshtrohet dënimeve prej 100 CHF për individët, ndërsa për oeganizatorët deri në 10.000 CHF.
VARIANTI NR. 2
• Të gjithë besimtarët mund të marrin pjesë në Meshë, pavarësisht nëse kanë çertifikatë apo jo;
• Një numër i kufizuar besimtarësh mund të marrin pjesë në këtë variant – dmth maksimumi prej 50 personash;
• Maska, ndarja dhe dezinfektimi janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët, përveç atyre nën moshën 12 vjeç;
• Për të marrë pjesë në Meshën Shenjtë, kërkohet lajmërimi te meshtari ose te motrat, pra duke shënuar në Listën e Emrave (emrin, mbiemrin dhe një numër kontaktues ose e-mail adresën).
Ne respektojmë mendimin e çdo besimtari dhe nuk duam të përjashtojmë askënd. Do të bëjmë gjithçka të mundshme, që çdo besimtarë të marrë pjesë në Meshën Shenjtë. Në muajin shtator, me kremtimin e Meshës Shenjtë ne do të aplikojmë variantin numër 2. në të gjitha Kishat në mbarë territorin e Misionit tonë, ndërkohë me këshilltarët e Misionit do të studiojmë mundësinë e zbatimit të kremtimit të Meshës Shenjtë në variantin 1. Si përfundim, ne nuk jemi në gjendje të caktojmë rregulla vetëm për vetën tonë dhe nuk mund të kremtojmë Meshën Shenjtë kur duami ne, por kur Kishat janë të lira, kështu që ju ftojmë dhe ju kërkojmë t’i përmbaheni me përpikmëri këtyre masave të caktuara nga Dioqeza e Bazelit.
Lusim Zotin dhe ndërmjetësimin e Nënës Terezë që të normalizojnë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur
Misioni Katolik Shqiptar „Nëna Terezë“ në Aarau