Meditime

Don Albert Jakaj: Koha e Kreshmëve sipas Papa Françeskut

Koha e Kreshmëve fillon me të Mërkurën e Përhime deri në Natën e Pashkëve: një kohë që fton besimtarin të beson, të pranon Zotin në jetën e përditshme dhe të lejojmë të “banoi” me ne.
Prandaj Kreshmët janë një kohë e mirë për të ripërtrirë besimin, shpresën dhe dashurinë, një udhëtim që përfshin të gjithë jetën tonë.
Është koha për të kontrolluar ecjën tonë që po udhëtojmë, për të gjetur rrugën e kthimit në shtëpi, për të rizbuluar lidhjen thelbësore me Zotin, prej të cilit varet gjithçka.
Kreshmët nuk janë një grumbullim lulesh, por një kohë shqyrtimi ku është orientuar zemra jonë.
Është kohë e volitshme për t’i krijuar hapësirë më shumë Fjalës së Zotit. Është koha për të fikur televizorin dhe për të hapur Biblen. Është koha të shkëputemi nga celulari dhe të lidhemi me Ungjillin. Kreshmët janë shkreti. Është koha për të hequr dorë nga fjalët e kota, thashethemeve, përgojimeve. Por që të komunikojmë më intezivisht dhe t’i japim një “ti” Zotit.
Duhet të çlirohemi nga tundimet e konsumizmit dhe nga kurthet e egoizmit, nga lakmia e gjërave të tepërta, nga moskënaqësia e gjërave elementare, nga zemra e ngurtë ndaj nevojave të të varfërve. Jezusi, që në drurin e kryqit flijohet me dashuri, na fton në një jetë të zjarrtë me Të, që nuk humbet në pluhurin e botës; një jetë që digjet nga bamirësia dhe nuk shuhet në mediokritet. A është e vështirë të jetosh siç kërkon Ai? Po, është e vështirë, por të çon te qëllimi. Këtë na tregon Koha e Kreshmëve.
E për ta bërë këtë – kujton Papa – duhet ta lëmë veten të na prijë Ai vetë, mënjanë e lartësive, duke u shkëputur nga mediokriteti e nga kotësia“ e duke shkelur në një shteg të përpjetë që „kërkon mundim, flijim, e edhe përqendrim, si ekskursionet ndër male”.
Jezusi çon tre apostuj në Tabor: sepse „Krishti ndiqet së bashku“ – kujton Papa.
Janë dy, shtigjet e këshilluara nga Papa Françesku për t’u “ngjitur së bashku me Jezusin dhe për ta arritur qëllimin me të”: ta dëgjosh Atë dhe “t’i bësh ballë realitetit me lodhjet e tij të përditshme,  me vështirësitë, me kontradiktat e tij”. Jezusi – shpjegon Papa – flet në Fjalën e Zotit të ofruar nga Kisha në Liturgji, të cilën mund ta lexojmë edhe në internet „nëse nuk mund të marrim gjithmonë pjesë në Meshën Shenjtë„.

Aarau, më 7 mars 2023

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »