Lajmet

Fjalë falënderimi për Don Albertin në Zollikofen të Bernit

I dashuri Don Albert

Para disa jave morëm lajmin
se ti do të largohesh nga ne
sepse Monsinjor Gjergji
të ka caktuar detyrë të re.

Vështirë e kemi
pra jemi të mërzitur fort.
Don Alberti misionari ynë
nga ne po ndahet sot.

Në fund të vitit 2019
erdhe të shërbesh
në Misionin tonë
nuk kaloi shumë kohë
na ra virusi koronë.

Kaloi kohë e gjatë
mbetem të izoluar
pa pasur mundësi
as Meshën me festuar.

Ishte kohë e vështirë
për ty dhe për ne
luteshim pa nda
të largohet virusi korona
që të marrim pjesë në Meshë
dhe të vazhdojmë me akvitetet tona.

Më tepër se një vitë
pandemia na shpartalloi
por s’pati mundësi
nga njëri-tjetri të na largoi.

Kaloi kohë e gjatë
të izoluar totalisht
luteshim pa nda deri kur o Zot
do të zgjatë virusi korona
të shkojmë prapë në Meshë
të gjithë të bashkuar
të falënderojmë Zotin tonë.

Si popull jemi mësuar
të përjetojmë gjëra të rënda
por korona virusi na izoloi
nuk mundëshim njëri-tjetrin ta vizitojmë
as me dorë mu përshëndet
e lërë me ja dhuru njëri-tjetrit
një përqafim të lehtë.

Ti na porosite mos të frigohemi
nga virusi korona
por ta lusim Zotin
të na i fal mëkatet tona.

Ishte një sinjal të vetdijësohemi
ta duam këtë jetë
njëri-tjetrin
dhe Zotin e vërtetë.

Kaluan gati 5 vite
të bashkuar shpirtërisht
sot për mundin tënd
nga zemra të falënderojmë
dhe gjitha të mirat
në jetë t’i dëshirojmë.

Jemi të lumtur
që të patëm në mesin tonë
meshtar i nderuar
jeta dhe veprat e tua
qofshim të bekuara.

Jemi të pikëlluar
por edhe krenar
për gati 5 vite
që patëm këtë fat
ty met pas Misionar.

Je meshtar i sjellshëm
punëtor dhe i qetë
i pa lodhur, plotë energji
gjithmonë i gatshëm
të ndihmosh popullin në çdo lami,
për të sëmurë, të moshuar
të rinj dhe fëmijë.

Organizove tubime të shumta
takime dhe shtegtime të bekuara
ishte gjithmonë në lëvizje
shpërndave shumë sakramente
dhe bekime.

Deshtëm apo nuk deshtëm
çdo gjë ka fillim dhe mbarim
vetëm veprat mbesin
nuk vdesin për amshim.

Don Albert vërtetë
të deshtëm shumë
andaj edhe vargjet e mia
rrjedhin sikur lum.

I lumtur qofsh gjithmonë
në fortunat e motit
kurrë mos të mungoftë
Bekimi i Zotit.
Tu prift e mbara
i dashuri Don Albert
në zemrat tona
gjithmonë ke me mbet.

Tani me lot në sy të urojmë
në Kroaci fillim të mbarë
na premto se ske me na harru
në lutje me na kujtu
e ndonjëherë edhe me na vizitu
e pse jo në Kroaci me na ftu.

Po ndahesh nga ne
Misionar në Kroaci
po shkon e vështirë qenka
lamtumirë met thanë.

Vërtetë se pata të lehtë
të shkruaj këto vargje lamtumirëse
për ty Don Albert Jakaj
me dhemb zemra të them
lamtumirë dhe tu prift e mbara.

Don Albert, meshtar i zellshëm
i qetë, i pa lodhur dhe i dashur
me një duartrokitje
në shenjë falënderje
të përshëndesim dhe
mirëupafshim

7 korrik 2024, nga Lurde Martini-Ramaj

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »