At Anton Harapi: Luftova për bashkimin e shqiptarëve
Javën që kaloi, Arqipeshkvia e Shkodër-Pult njoftoi publikun dhe median kombëtare se i ka hapur rrugën “rishqyrtimit të mundësisë së fillimit të një procesi të ri për të pohuar se martirizimi i At Anton Harapit, Meshtar Franaçeskan në Urdhërin e e Fretërve Minorë, ishte si shkak i urrejtjes ndaj fesë”. Kjo bëhet e mundur, sipas njoftimit të Arqipeshkvisë Shkodër-Pult, falë një, “dokumentacioni të nevojshëm që na lejon tani të fillojmë punën paraprake për hapjen e një kauze të re Lumturimi”, për At Anton Harapin, thuhet në atë njoftim. Bëhet thirrje gjithashtu, në emër të gjithë ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë, që të fillojë mbledhja e dëshmive gojore, dëshmive të shkruara dhe dokumenteve në lidhje me jetën, ngjarjet historike dhe për vdekjen e At Anton Harapit. Frank Shkreli/ At Anton Harapi: “T’a bajmë monumentin kombëtar–bashkimin e Shqiptarëve” | Gazeta Telegraf — Frank Shkreli: At Anton Harapi dhe At Gjon Shllaku, viktima të barbarizmit më ekstrem komunist | Gazeta Telegraf
Në lidhje me këtë kërkesë Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH-së) njofton në portalin e vet se ka vënë “në dispozicion të mbi 5 studiuesve, dokumente për At’Anton Harapin si: Dosja Hetimore-Gjyqësore me nr. 1086-A, por dhe dokumente nga Fondi operativ Dosje formularë 322… studimi i të cilave ka vlerë historike”, sipas AIDSSH-së. AIDSSH njofton në faqën e portalit të saj se një prej dokumenteve të dosjes hetimore gjyqësore nr. 1086-A për At Anton Harapin, përmban procesverablin e seancës së marrjes në pyetje të Françeskanit të njohur.
Ja vlen të sjellim me këtë rast, pjesë të dokumentacionit të botuar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me akuzat kundër At Anton Harapit, ku ndër të tjera thuhet: “Ai akuzohet mbi raportet e tij me pushtuesin italian, roli i tij si anëtar i regjencës gjatë kalimit të pushtuesve nazistë në vend, si dhe të ashtuquajturës propagandë të përdorur në shkrimet e botuara në revistën “Hylli i Dritës”, të cilat sipas gjykimit politik të komunistëve mbanin qëndrim pozitiv ndaj politikës fashiste”. Në dokumente të posedon AIDSSH njoftohet se aty gjendet edhe fjalimi që Patër Anton Harapi ka mbajtur në gjyqin e tij, për të cilin regjimi komunist e dënoi atë me vdekje. thuhet në deklaratën me shkrim të AIDSSH. Sipas dokumentacionit në fjalë, ishte 19 shkurti i vitit 1946, kur Gjykata speciale në Tiranë e ka shpallur At Anton Harapin, “kriminel lufte” dhe “armik i popullit”, “sabotator i pushtetit”. Si përfundim, Harapi është dënuar me pushkatim dhe është ekzekutuar të nesërmen. Sot ende nuk dihet vendi ku prehen eshtrat e tij, thekson AIDSSH, ndërsa citon akuzën kundër Françeskanit shqiptar: “𝑃𝑎𝑡ë𝑟 𝐴𝑛𝑡𝑜𝑛 𝐻𝑎𝑟𝑎𝑝𝑖, 𝑝ë𝑟𝑓𝑎𝑞ë𝑠𝑢𝑒𝑠 𝑖 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑎𝑡ë𝑠 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑚𝑖 𝐾𝑜𝑚𝑏ë𝑡𝑎𝑟 𝑝ë𝑟 𝑄𝑎𝑟𝑘𝑢𝑛 𝑒 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑑𝑟ë𝑠, 𝑘𝑎 𝑛𝑥𝑖𝑡 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖𝑛 𝑘𝑢𝑛𝑑ë𝑟 𝑙𝑢𝑓𝑡ë𝑠 𝑠ë 𝑢𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑠ë 𝑠ë 𝐿ë𝑣𝑖𝑧𝑗𝑒𝑠 𝑁𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙-Ç𝑙𝑖𝑟𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑒, 𝑘𝑎 𝑝𝑟𝑜𝑝𝑎𝑔𝑎𝑛𝑑𝑢𝑎𝑟 𝑝ë𝑟 𝑛𝑔𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑎𝑝𝑎𝑟𝑎𝑡𝑖𝑡 𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡ë𝑟𝑜𝑟 𝑘𝑢𝑠𝑖𝑙𝑖𝑛𝑔”. Por në dosjen e tij formulare shumë dëshmi flasin për rolin pozitiv dhe human të Anton Harapit, në drejtim të shpëtimit të popullatës, nënvijon AIDSSH.
𝗙𝗷𝗮𝗹𝗮 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗲 𝗣𝗮𝘁𝗲̈𝗿 𝗔𝗻𝘁𝗼𝗻 𝗛𝗮𝗿𝗮𝗽𝗶𝘁, botuar në faqen e AIDSSH: “𝐹𝑎𝑙ë𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡ë𝑠𝑖𝑛ë 𝑒 𝑃𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑞ë 𝑚ë 𝑗𝑒𝑝 𝑓𝑗𝑎𝑙ë𝑛 𝑒 𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑛ë 𝑘ë𝑡ë 𝑘𝑜ℎë 𝑡ë 𝑘𝑟𝑖𝑡𝑖𝑘e 𝑝ë𝑟 𝑚𝑢𝑎. 𝐹𝑗𝑎𝑙𝑎 𝑒 𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡 ë𝑠ℎ𝑡ë 𝑘𝑗𝑜: 𝑁𝑢𝑘 𝑠ℎ𝑒𝑚𝑏𝑒𝑡 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖𝑎 𝑝𝑠𝑒 𝑔𝑗𝑦𝑘𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑝ë𝑟 𝑑𝑒𝑘ë 𝑃𝑎𝑡ë𝑟 𝐴𝑛𝑡𝑜𝑛 𝐻𝑎𝑟𝑎𝑝𝑖. 𝐾𝑢𝑟 𝑝𝑎𝑟𝑎 40 𝑣𝑗𝑒𝑡ë𝑣𝑒, 𝑛ë 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑑ë𝑟 𝑢 𝑝ë𝑟𝑝𝑖𝑞𝑠ℎ𝑎 𝑚𝑒 𝑏𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑛𝑖𝑛ë, 𝑠ℎ𝑢𝑚ë 𝑔𝑗𝑦𝑠ℎ𝑎 𝑛𝑎 𝑡ℎ𝑜𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑑𝑢𝑎𝑚 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑛𝑖𝑛ë, 𝑛𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑖 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑣𝑢𝑒 𝑛ë 𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟 𝑘ë𝑡𝑎. 𝑆’𝑘ë𝑟𝑘𝑜𝑗 𝑧. 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟, 𝑛𝑗𝑖 𝑡𝑜𝑙𝑒𝑟𝑎ncë. 𝑈𝑛ë, 𝑠𝑖𝑚𝑏𝑎𝑠 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡, 𝑘𝑎𝑚 𝑑𝑒𝑟𝑑ℎ 𝑑𝑗𝑒𝑟𝑠ë 𝑚𝑒 𝑒 𝑏𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑦𝑝𝑛𝑖𝑛ë. 𝐹𝑟𝑎𝑛𝑐𝑎 𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡ë𝑟𝑢𝑒𝑚𝑒 ë𝑠ℎ𝑡ë 𝑠ℎ𝑒𝑚𝑏𝑢𝑙𝑙𝑎 𝑒 𝑟𝑒𝑣𝑜𝑙𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑜𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑔𝑗𝑦𝑘𝑜𝑛 𝑃𝑒𝑡𝑎𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑒 𝑓𝑎𝑙ë, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘ë𝑡ë 𝑛𝑢𝑘 𝑖𝑎 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑖𝑛 𝑝ë𝑟 𝑡ë 𝑘𝑒𝑞, 𝑝𝑜 𝑖𝑎 𝑛𝑗𝑜𝑓𝑖𝑛 𝑝ë𝑟 𝑡ë 𝑚𝑖𝑟ë. 𝐾𝑢𝑗𝑡𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖𝑎, 𝑘𝑢𝑟 𝑔𝑗𝑦𝑘𝑜𝑛 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑒𝑛𝑡𝑎𝑡, 𝑏𝑒𝑠𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟 𝑡’𝑖 𝑓𝑎𝑙𝑖 𝑎𝑡𝑎, 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑚𝑒 𝑞𝑒𝑛ë 𝑙𝑖𝑔ë𝑠𝑖 𝑝ë𝑟 𝑆ℎ𝑞𝑦𝑝𝑛𝑖𝑛ë, 𝑝𝑜𝑟 𝑏𝑒𝑠𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑘𝑎 𝑚𝑒 𝑞𝑒𝑛ë 𝑚𝑖𝑟ë. 𝑈𝑛ë, 𝑞ë𝑘𝑢𝑟𝑠𝑒 𝑘𝑎𝑚 ℎ𝑦 𝑛ë 𝑔𝑜𝑗ën 𝑒 𝑈𝑗𝑞ë𝑣𝑒 𝐻𝑎𝑢𝑠𝑑𝑖𝑛𝑔-𝑖𝑡, 𝑒𝑡𝑗, 𝑗𝑎𝑚 𝑝ë𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘ë 𝑚𝑒 𝑏𝑎 𝑚𝑖𝑟ë 𝑒 𝑚𝑒 𝑚𝑢𝑗𝑡 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝ë𝑡𝑢𝑒 𝑛𝑑𝑜𝑛𝑗𝑖 𝑗𝑒𝑡ë 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑒𝑔ë𝑟𝑠𝑖𝑛𝑎𝑣𝑒. 𝑃𝑜𝑟 𝑚𝑒 𝑞𝑒𝑛ë 𝑠𝑒 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑏𝑖𝑠ℎ𝑎 𝑡’𝑒𝑔𝑟𝑎, 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚 𝑚𝑢𝑗𝑡 𝑚𝑒 𝑖 𝑧𝑏𝑢𝑡ë, 𝑝𝑜𝑟 𝑝𝑟𝑎𝑝ë 𝑚𝑒 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑡𝑖𝑚 𝑘𝑎𝑚 𝑝ë𝑠ℎ𝑡𝑢𝑒 𝑚𝑗𝑎𝑓𝑡ë. 𝐴 𝑘𝑎 𝑝𝑎𝑠 𝑠ℎ𝑞𝑦𝑝𝑡𝑎𝑟ë 𝑡ë 𝑚𝑎𝑟𝑟ë 𝑠𝑖 𝑢𝑛ë, 𝑞ë 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑒 𝑝ë𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑛𝑗𝑒𝑟ë𝑧, 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑒 𝑒 𝑚𝑒 𝑢 𝑓𝑢𝑡 𝑛ë 𝑔𝑜𝑗ë𝑛 𝑒 𝑢𝑗𝑘𝑢𝑡? 𝐾𝑎 𝑝𝑎𝑘 𝑞ë 𝑠𝑎𝑘𝑟𝑖𝑓𝑖𝑘𝑜ℎ𝑒𝑛, 𝑚𝑜𝑟𝑎𝑙𝑖𝑠ℎ𝑡, 𝑘ë𝑡ë 𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑡ℎe𝑛ë 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛ë 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑖𝑟𝑎𝑡ë𝑛 𝑡𝑖𝑚𝑒. 𝑀𝑢𝑎 𝑚ë 𝑠ℎ𝑡𝑦𝑛𝑖 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑖𝑗𝑎 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑒 𝑒 𝑚𝑒 𝑢 𝑝ë𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘 𝑝ë𝑟 𝑚𝑒 𝑙𝑒ℎ𝑡ë𝑠𝑢𝑒 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑑𝑖𝑠𝑎 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑏𝑎 𝑚𝑗𝑎𝑓𝑡 𝑝𝑢𝑛ë 𝑚𝑜𝑟𝑎𝑙𝑒, 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟𝑠𝑒 𝑗𝑢𝑎𝑗𝑖 𝑞𝑖 𝑎𝑠ℎ𝑡ë 𝑚𝑎𝑡𝑒𝑟𝑖𝑎𝑙𝑒. 𝐺𝑗𝑎 𝑡𝑗𝑒𝑡ë𝑟 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚. 𝑅𝑟𝑛𝑜𝑓𝑡ë 𝑆ℎ𝑞𝑦𝑝𝑛𝑖𝑗𝑎!“
𝗠𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗮: 𝑳𝒖𝒇𝒕𝒐𝒗𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒗𝒆
“𝐾𝑎𝑚 𝑑𝑒𝑘𝑙𝑎𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑠𝑒 𝑖𝑛𝑖𝑠𝑖𝑎𝑡𝑖𝑣𝑎 𝑒 𝑑𝑗𝑒𝑙𝑚𝑛𝑖𝑠 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑒 𝑚𝑖𝑟ë, 𝑝𝑜𝑟 𝑚𝑎𝑛𝑑𝑒𝑗 𝑑𝑒𝑔𝑗𝑒𝑛𝑒𝑟𝑜i 𝑝𝑠𝑒 𝑟𝑎 𝑛ë 𝑣𝑙𝑙𝑎-𝑣𝑟𝑎𝑠𝑗𝑒, u 𝑏𝑎 𝑝𝑎𝑠𝑖𝑜𝑛. 𝑈𝑛ë 𝐿ë𝑣𝑖𝑧𝑗𝑒𝑛 𝑁𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙 𝐶̧𝑙𝑖𝑟𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑠𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑢𝑟𝑟𝑒𝑗𝑡𝑢𝑟, 𝑝𝑜𝑟 𝑘𝑎𝑚 𝑞𝑒𝑛ë 𝑘𝑢𝑛𝑑ë𝑟 𝑒𝑘𝑠𝑡𝑟𝑒𝑚𝑖𝑧𝑚ë𝑠. 𝐴𝑛𝑎𝑟𝑠ℎ𝑖𝑠𝑡𝑎 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑎𝑡𝑎 𝑞ë 𝑝𝑟𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑞𝑒𝑡ë𝑠𝑖𝑛ë. 𝑈 𝑘𝑎𝑚 𝑠ℎ𝑘𝑟𝑢𝑒 𝑘𝑟𝑒𝑟ë𝑣𝑒 𝑡ë 𝑀𝑎𝑙ë𝑠𝑖𝑠ë 𝑝ë𝑟 𝑐̧ë𝑠ℎ𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑐𝑎𝑘𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡ë 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑗𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑢𝑛ë 𝑘𝑎𝑚 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘ë 𝑚𝑒 𝑘ë𝑡a 𝑘𝑟𝑒𝑛ë 𝑛ë 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛ë 𝑡𝑒𝑘 𝐽𝑎𝑐𝑜𝑚𝑜𝑛𝑖, i 𝑐𝑖𝑙𝑖 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖 𝑚𝑎 𝑖 𝑛𝑎𝑙𝑡ë 𝑖 𝑓𝑎𝑠ℎ𝑖𝑧𝑚𝑖𝑡 𝑛ë 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖, 𝑝ë𝑟 𝑐̧ë𝑠ℎ𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑣𝑒 𝑡ë 𝐺𝑟𝑢𝑑ë𝑠 𝑒 𝑡ë 𝐻𝑜𝑡𝑖𝑡. 𝐸𝑑ℎ𝑒 𝐽𝑢𝑔𝑜s𝑙l𝑎𝑣𝑖𝑎 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑒 𝑜𝑘𝑢𝑝𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑓𝑎𝑧ℎ𝑖𝑧𝑚𝑖 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟𝑠𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖𝑎, 𝑝𝑜𝑟 𝑚𝑎𝑙ë𝑠𝑜𝑟ë𝑡 𝑑𝑜𝑗𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟ë𝑣𝑒 𝑝ë𝑟𝑡𝑒𝑗 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑟𝑖𝑡.“
“𝑇ë 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑡ë 𝑒 𝑘𝑖𝑠ℎë𝑠 𝑘𝑎𝑡𝑜𝑙𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛ë 𝑓𝑎𝑠ℎ𝑖𝑠𝑡𝑖𝑧𝑢𝑎r. 𝑆𝑖𝑝𝑎𝑠 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑖𝑚, 𝑑𝑖𝑘𝑢𝑠ℎ 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑗 𝑡ë 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑡𝑒 𝑖𝑛𝑖𝑠𝑖𝑎𝑡𝑖𝑣ën 𝑝ë𝑟 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝ë𝑡𝑢𝑒 𝑎𝑡ë 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒𝑗 𝑚𝑒 u 𝑠ℎ𝑝ë𝑡𝑢𝑒. 𝐺𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛ë𝑡 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑙𝑢𝑓𝑡𝑢𝑒. 𝑃𝑟𝑎𝑛𝑜𝑣𝑎 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟ë𝑛 𝑒 𝑅𝑒𝑔𝑗𝑒𝑛𝑡𝑖𝑡 𝑝ë𝑟 𝑚𝑒 𝑏𝑎 𝑠𝑎𝑘𝑟𝑖𝑓𝑖𝑐ë, 𝑝ë𝑟 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝ë𝑡𝑢𝑒 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖𝑛 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟 𝑚𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑒 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡ë 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑒𝑠ℎën 𝑡ë 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑒𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑣𝑒𝑠ℎ 𝑡ë 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑃𝑎𝑟𝑡𝑖𝑡ë. 𝑀𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛ë𝑡, 𝑢𝑛ë 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚 𝑏ë𝑟ë 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘ë 𝑎𝑓𝑟𝑖𝑚𝑖, 𝑠𝑒 𝑒 𝑑𝑖𝑗𝑎 𝑞ë 𝑘ë𝑡𝑎 𝑑𝑜 𝑡ë 𝑖𝑘𝑖𝑛 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖𝑎. 𝑁𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑡 𝑚𝑒 𝑢 𝑝ë𝑟𝑧𝑖 𝑚𝑒 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘ë 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛𝑒𝑙.”
Gjithnjë sipas dokumentacionit të botuar nga AIDSSH: 𝗗𝗲̈𝘀𝗵𝗺𝗶𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁: 𝗡𝗮 𝗸𝗮 𝘀𝗵𝗽𝗲̈𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗻 — Në dosjen formulare gjenden disa dëshmi të njerëzve, të cilët deklarojnë se At’ Anton Harapi u kishte shpëtuar jetën. Edhe pse në kushte jo të favorshme, në presion ata dëshmojnë në gjyq: “K̲ës̲h̲i̲l̲l̲i̲ ̲i̲ ̲N̲.̲Ç̲.̲i̲ ̲K̲a̲t̲u̲n̲d̲i̲t̲ ̲t̲ë̲ ̲L̲a̲ç̲i̲t̲: 𝑁𝑒 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑠𝑖𝑗𝑎 𝑒 𝐾𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑁.Ç. 𝑡ë 𝐾𝑎𝑡𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐿𝑎𝑐̧𝑖𝑡, 𝑑𝑖𝑠ℎ𝑚𝑜𝑗𝑚ë 𝑒 𝑣𝑒𝑟𝑡𝑒𝑡𝑜𝑗𝑚ë, 𝑛𝑒𝑛 𝑝𝑒𝑟𝑔𝑗𝑒𝑔𝑗𝑠𝑖𝑛 𝑡’𝑜𝑛ë 𝑠𝑒, 𝑚𝑒 6 𝑡𝑒𝑡𝑢𝑒𝑟 1944, 𝑛ë 𝐾𝑎𝑡𝑢𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑡’𝑜𝑛ë 𝑛𝑑𝑜𝑙𝑙𝑖 𝑠ℎ𝑘𝑎 𝑣𝑖𝑗𝑜𝑛: 𝑀𝑏𝑎𝑠 𝑛𝑗𝑖 𝑠𝑢𝑙𝑚𝑖 𝑡ë 𝑝𝑎𝑠ℎ𝑜𝑞 𝑒 𝑘𝑟𝑒𝑠ℎ𝑛𝑖𝑘, 𝑞ë 𝑏𝑎𝑛𝑖 ç𝑒𝑡𝑎 𝑒 𝑃𝑎𝑟𝑡𝑖𝑧𝑎𝑛𝑣𝑒𝑡 𝑘ë𝑡𝑢 𝑛ë 𝐿𝑎ç, 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑟𝑎 𝑢𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑠 𝑏𝑎𝑟𝑏𝑎𝑟𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒, 𝑘𝑟𝑦𝑒 𝑠ë 𝑐𝑖𝑙𝑙ë𝑠 𝑐̧𝑒𝑡ë 𝑝𝑎𝑟𝑡𝑖𝑧𝑎𝑛𝑒 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝐾𝑜𝑚𝑖𝑠𝑎𝑟 𝐵𝑟𝑖𝑔𝑎𝑡𝑒 𝑀𝑒𝑟𝑘𝑢𝑟 Ç𝑒𝑙𝑎, 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛ë𝑡 𝑠ℎ𝑡𝑢𝑒𝑛 ç𝑒𝑡𝑎𝑡 𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑎, 𝑠𝑢𝑙𝑚𝑢𝑒𝑛 𝑘𝑎𝑡𝑢𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑒 𝑑𝑜𝑔𝑗𝑒𝑛 𝑠ℎ𝑡𝑎𝑡ë 𝑠ℎ𝑝𝑖, 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘ë 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑖 𝑓𝑎𝑚𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒. 𝑁ë 𝑘𝑒𝑡 𝑟𝑎𝑠t 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑡 𝑝𝑙𝑎𝑔𝑜𝑠𝑒𝑛 𝑓𝑎𝑚𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟𝑖𝑛 𝐴𝑡 𝑀𝑎𝑟𝑗𝑎𝑛 𝑃𝑟𝑒𝑙𝑎𝑗 𝑒 11 të 𝑡𝑗𝑒𝑟ë 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑒𝑛 𝑒 𝑑𝑒𝑟𝑔𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑛ë 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑢𝑛 𝑒 𝑚𝑛𝑑𝑒𝑟𝑠ℎ𝑒𝑚 𝑡ë 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑑𝑒𝑟𝑠. 𝑃𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑎𝑡 𝑒 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑜𝑠𝑢𝑛 𝑗𝑎në 𝑘𝑒̈𝑡𝑜: 𝑃. 𝑀𝑎𝑟𝑗𝑎𝑛 𝑃𝑟𝑒𝑙𝑎𝑗, 𝑓𝑎𝑚𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟, 𝑁𝑑𝑟𝑒 𝐺𝑗𝑒𝑡𝑎𝑛𝑖 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟𝑖 𝑖 𝐾𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑁.Ç. i 𝐿𝑎𝑐̧𝑖𝑡, 𝑃𝑎𝑙 𝑀𝑎𝑟𝑘𝑢 𝑆𝑒𝑘𝑟𝑒𝑡𝑎𝑟 𝑖 𝐾.𝑁.Ç. 𝑁𝑖𝑘𝑜𝑙𝑙𝑒̈ 𝐵𝑎𝑟𝑑ℎ𝑖, 𝑀𝑎𝑟𝑘𝑎 𝐺𝑗𝑖𝑛𝑖, 𝐺𝑗𝑒𝑟𝑔𝑗 𝑃𝑎𝑙𝑖, 𝑁𝑖𝑘𝑜𝑙𝑙𝑒̈ 𝑃𝑎𝑠ℎ𝑎, 𝑃𝑗𝑒𝑡𝑒𝑟 𝑁𝑖𝑘𝑜𝑙𝑙𝑎, 𝑁𝑖𝑘𝑜𝑙𝑙𝑒̈ 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑟𝑟𝑒𝑡𝑖, 𝑀𝑎𝑟𝑗𝑎 𝐺𝑗𝑖𝑛𝑖, 𝑃𝑎𝑙 𝐻𝑖𝑙𝑎 𝑒 𝐴𝑛𝑡𝑜𝑛 𝑀𝑎𝑔𝑗𝑜𝑛𝑖. 𝑁𝑗𝑜𝑓𝑡𝑜𝑗𝑚ë, 𝑝𝑟𝑎, 𝑠𝑒 𝑃. 𝐴𝑛𝑡𝑜𝑛 𝐻𝑎𝑟𝑎𝑝𝑖, 𝑘𝑦 𝑖 𝑣𝑒𝑡𝑚𝑖, 𝑛𝑑𝑒𝑟ℎ𝑖𝑛𝑖 𝑒 𝑝𝑠ℎ𝑡𝑜𝑖 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑟𝑡𝑒𝑛𝑡 𝑒 𝑗𝑒𝑡𝑒𝑛 𝑒 12 𝑣𝑒𝑡𝑣𝑒 𝑛𝑎𝑙𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒𝑟𝑚𝑒𝑛𝑑𝑢𝑛, 𝑞ë 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑛𝑑𝑒𝑟 𝑑𝑢𝑒𝑟 𝑡ë 𝑝𝑎𝑚𝑠ℎ𝑖𝑟𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒 𝑒 𝑛ë 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑢𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑡ë 𝑟𝑟𝑒𝑧𝑖𝑘𝑠ℎ𝑒𝑚 𝑡𝑢𝑒 𝑖 𝑙𝑖𝑟𝑢𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑢𝑡 𝑒 𝑡𝑢𝑒 𝑘𝑡ℎ𝑦𝑒 𝑡ë 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ 𝑛𝑑𝑒𝑟 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑗𝑎 𝑡ë 𝑣𝑒𝑡𝑎. 𝐾𝑎𝑞 𝑛𝑎 𝑡ℎ𝑜𝑡ë 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑎 𝑝𝑒𝑟 𝑚𝑒 𝑙𝑠ℎ𝑢𝑒 𝑘𝑒𝑡 𝑑𝑒𝑘𝑙𝑎𝑟𝑎𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜𝑓𝑡𝑢𝑒𝑚𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑗 n𝑒𝑠ℎ. Firmosur nga Sekretari Pal Mark Zimaj dhe Kryetari i Kshillit N.Ç. i Katundit t’Laçit, Ndre Gjetani, përfundon AIDSSH dokumentin e përpunuar nga @Migena Demirxhi Aljula Jubani @Gentiana Sula Faqja Zyrtare Gentiana Mara Sula Anton Dukagjini Ngjarjet Kisha Katolike Shkoder-Pult Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult.
Kështu pra, bazuar në këtë dokumentacion dhe të tjera, po hapet rruga për fillimin e procesit të lumnimit të At Anton Harapit, një nismë kjo e kryesuar nga Kryedioqeza Metropolitane e Shkodër-Pultit, në marrëveshje me të gjithë ipeshkvijtë e Shqipërisë, pasi At Anton Harapi nuk është përfshir në lumnimin e grupit prej 38 martirëve të parë shqiptarë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, shpallur të lumë nga Kisha Katolike Universale, vite më parë. Komunistët shqiptarë e pushkatuan At Anton Harapin së bashku me Lef Nosin dhe me Maliq bej Bushatin, në vitin 1946, në afërsi të Tiranës.
“Zotënij të ndritshëm! Nuk due t’u ndali ma. Keni udhë të gjatë. Mirrni këto visare të çmueshme, e shkoni. Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta eshtën, shembllesë ideali, force dhe bashkimi, t’ia shtrijmë dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtënë e me besën e burrave, me besën shqiptare të lidhemi për t’ia mbajtë Shqiptarit të paprekun nji Zot të vërtetë, nji Atdhe të lumtun, për ta bam Shqipninë e re të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skenderbeun. T’i diftojmë, po botës, se Shqiptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë, e njiheri Shqiptarë të njimendët. Zoti i vërtetë e Atdheu le të na mbajnë: Me Zot e me Atdhe t’lumnojmë!” (Nga fjala e At Anton Harapit, mbajtur në Shkodër me 1936, para arkivolëve me trupat e Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit, kur nga Shkodra po pëcilleshin për në Gjirokastër e Leskovik).
Át Anton Harapi, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minorë, teolog, filozof, sociolog dhe prozator i mirënjohur, por mbi të gjitha, atdhetar i flaktë shqiptar dhe martir i Kishës Katolike Shqiptare. Ishte data 23 dhjetor, 2023 kur Kryeipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, njëkohësisht, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, nënshkroi vendimin e ipeshkvijëve shqiptarë për të mbledhur të gjitha dëshmitë dhe dokumentacionin e nevojshëm, që ka të bëjë me jetën, veprën dhe martirizimin e françeskanit të madh, me qëllim për të autorizuar fillimin e procesit për lumnimin e At Anton Harapit.