Meditime

Giancarlo Salvoldi: Trashëgimia shpirtërore e Nënës Tereze

Nga Giancarlo Salvoldi *

Jemi këtu për të festuar dhe kujtuar një shenjte katolike,  një grua, bijën e Kosovës? Sigurisht.
Realisht jemi këtu për të festuar dhe bërë të gjallë një Shenjtëreshë e cila ka dhënë, si dhe vazhdon të jepe kaq shumë, Kosovës, Evropës dhe mbarë botës.
Nëna Tereze është e gjallë, jo vetëm që ne besojmë se vdekja nuk është mbarimi i të gjithave, por vetëm kalim prej një trajte në një trajtë tjetër të jetës, e vërtetë dhe e bukur, por është e gjallë pasi ka shpërndarë me duar të plota në tokë, në planetin tonë, shpresën që lind prej fesë.
Kjo Shenjtëreshë ishte dhe vazhdon të jetë një ndjekëse e Krishtit dhe ishte Shën Françesku i ditëve tona.
Dhe mu për këtë unë kam ardhur tek ju dhe ju jeni mbledhur këtu për ta festuar së bashku Nënën Tereze.
Dhe vërtet në jemi në festë, pas shumë trishtimin prej pandemisë, pasi që kjo Grua solli dhe vazhdon t’ua  sjellë të gjithëve gëzimin.
Po, gëzimin për ata që e duan jetën, kujdesohen për atë, kush mendon për botën dhe për jetën si gjë të mrekullueshme.
Sigurisht që jeta është e përbërë prej të mirave dhe të ligave, dritës dhe errësirës, mirëpo ne nuk e përjetojmë atë si mbarë “bota”, falë fesë , ne kemi sigurinë që për ne qenie njerëzore, si dhe për të gjitha krijesat e tokës, fjala e fundit nuk do të jetë vdekja por dashuria.
Për këtë ka nevojë njerëzimi, sepse nëse ne fuqimisht  nuk besojmë në këtë të vërtetë, do të jemi si bota me plotë dëshpërime
Nëna Tereze  na përkujton që në pyetje është zgjidhja mes shpresës, prandaj gëzimit të jetës, dhe dëshpërimit të asgjësë dhe vdekjes.
Qenia njerëzore nuk është ndonjë thes kimik, një lëndë e vrazhdët, pa vlerë dhe kuptim, por bir apo bijë e Zotit, prandaj shprehja më e bukur e krijimit. Kur njeriu trajtohet vetëm si diçka materiale për t’u mbushur me të mira lëndore, atëherë shndërrohet në vegël për të arritur intereset ekonomike dhe politike.
Përkundrazi, njeriu është i pacenueshëm dhe jeta e tij ka kuptim nëse nuk bie në asgjë, pasi ne jemi të përbërë prej trupit dhe shpirtit, dhe shpirti ynë është i pavdekshëm dhe ne do të jetojmë në amshim.
Do të jetojë në Shpirtin e Zotit, në Shpirtin Shenjt, që është burimi i dashurisë, e cila jep jetë dhe fuqi për çdo njeri.
Për ta pasur këtë, duhet të besojmë lirisht, t’i dorëzohemi Zotit – Dashuri.
Atëherë njeriu është qenie njerëzore e pacenueshme, kurrë nuk mund të jetë vegël apo mjet për pasurimin e multinacionaleve, ose për ndërtimin e e sistemeve politike të llojeve të ndryshme, që i kem provuar në shekullin e kaluar me regjime fashiste dhe komuniste, që premtonin parajsën në tokë, ndërsa sollën ferrin ndër njerëz.
Kjo është përshpirtëria që na mëson  Nëna Tereze, dhe jo vetëm me fjalë, por me vepra, ajo që tërë jetën ia ka kushtuar Zotit dhe Njeriut.
Regjimet politike diktatoriale kanë bërë çmos për ta shtypur përshpirtërinë dhe për ta ndërtuar qenien njerëzore si një lloj thesi kimik në shërbim të këtyre sistemeve të prishura.
Përshpirtëria e Gruas që përkujtojmë është gjaku jetësore që e bënë njeriun jo vetëm të shenjt, të papërsëritshëm dhe unik dhe të përcaktuar për amshim: ajo përshpirtëri e tmerronte Enver Hoxhën i cili shi për këtë ia ndalonte Nënës Tereze hyrjen në Shqipëri: por së fundi ka fituar Nëna Tereze e cila ia ka falur këtë pengesë dhe është gjunjëzuar para varrit të diktatorit, para se të gjunjëzohej para varrit të Nënës Loke – Dranes dhe motrës Age në Tiranë.
Përshpirtëria edhe sot është armiku më i rrezikshëm për ata që duan njeriun  në harxhues që blejnë dhe shesin, ta reduktojnë në berre apo grigjë me të njëjtat shprehi dhe veprime.
Mirëpo kjo është vetëm karikatura e lirisë, se pa e përdorur fuqinë e detyrimi, si në shekujt e kaluar, na bindin kinse jemi të lirë në zgjidhje, pasi e zgjedh ngjyrën e automjetit tënd, apo valixhen tënde.
Që të mos biem në këto kurtha, njerëzimi ka nevojë për përshpirtërinë e Nënës Tereze, e nevojshme sa edhe buka.
Vërtet, kush zgjedh që mos të besoi në asgjë, thotë se asgjëja ka kuptim dhe se në varr përfundon çdo gjë, duke jetuar në ankth dhe në frikë.
Është e vërtetë që edhe kush e zgjedh Ungjillin e Jezu Krishtit dhe beson në Zotin, vendos në Të shpresën e vet, nuk është pa vështirësi dhe dhembje, mirëpo çdo gjëje i jep kuptim dhe vlerë, në vend që të vdes  në  mendime të zeza dhe shqetësuese.
Ne që besojmë në Zotin, i cili na është zbuluar në Jezu Krishtin, dhe që Dashuria në të cilën besojmë dhe para së cilës hapemi, e bënë jetën tonë të bukur.
Nuk mund të argumentohet dashuria mes prindërve dhe bijve apo bijave, por ajo është reale. Kështu është edhe dashuria e Zotit për ne. Kush nuk beson dhe dashuron jeton vetëm në ankth, pa shpresë dhe pa siguri për të tashmen dhe për amshimin e lumtur.
Nëna Tereze nuk ka thënë vetëm fjalë të së vërtetës, por ka dëshmuar në mënyrë shumë konkrete. Ajo ishte një fanar e dritës edhe në botën lindore të hinduismit dhe budismit, që ne nderojmë dhe mund të dialogojmë.
Nëna Tereze solli një pasuri të madhe këtyre kulturave duke dëshmuar që edhe njeriu i fundit meriton dashuri dhe përkujdesje.
Hinduistët që i përbuznin njerëzit që vdisnin në rrugë, apo i tejkalonin edhe pa i shkuar mirë, nuk ishin të keqi, por mendoni që ata duheshin të ndjekin karman e tyre, traditën e tyre, dhe se për ata s’mund të bënin asgjë.
Nëna Tereze i flet sot secilit prej nesh dhe thotë që ti mund të bësh punë të mëdha për vetveten dhe për të afërmin: ajo ka dëshmuar që mjeti më bukur dhe përshtatshëm që kemi është urata dhe atë e ka treguar si metodologji për zgjidhjen e konflikteve nëpërmjet strategjisë paqësore dhe jo – dhunore.
Ja, pra, dhurata më e madhe e Popullit të Kosovës ndaj Evropës dhe botës, jo – dhuna, në rrethanat historike që i ka përjetuar kohëve të fundit, me personalitete si Nëna Tereze, Ibrahim Rugova, që ishte i madh si udhëheqës politik, por mbi të gjitha shpirtëror, pastaj Imzot Nikë Prela, Anton Çetta dhe Don Lush Gjergji (duhet të përkthesh edhe këtë, i dashuri don Lush).
Emocionohem gjithmonë deri në lot, kur mendoj për netët në të cilat Don Lush Gjergji s’ka fjetur me javë dhe muaj para derës së kishës dhe shtëpisë së tij, gjatë luftës, për të shpëtuar me qindra njerëz të Kosovës, dhe si i krishterë i vërtetë ishte i gatshëm ta jepte jetën për ju që jeni populli i tij.
Populli i Kosovës me udhëheqësit shpirtëror ka bërë një ecje historike për Pajtim, që kishte si themel faljen, vlerë kjo që e kanë pranuar dhe zbatuar të gjithë pa dallime fetare. Falja ka mundësuar mënyrën e jo – dhunës për të ballafaquar dhe zgjedhur konfliktet në nivele të ndryshme, personale, familjare, mes familjeve dhe popujve.
Për këtë e keni zgjedhur President Ibrahim Rugovën, të cilin bota e ka quajtur si Gandi i Ballkanit.
E rëndësishme është që sot jeni këtu si dëshmitarë të gjallë të kësaj përvoje të krishterë, për të treguar që nëpërmjet vdekjes arrihet jeta dhe ngjallja. Ju jeni bartësit e kësaj të vërtete për të cilën bota ka aq shumë nevojë, e vërteta që udhëheqësit politikë  vetvetiu nuk mjaftojnë, bile bëjnë edhe shumë gabime,  nëse nuk janë të udhëhequr shpirtërisht nga fryma dhe shpirti, si po bëjmë ne sot në zemrën e Evropës, me Nënën Tereze.

* Kumtesë e mbajtur në Akademinë solemne kushtuar Nënë Terezës, në Qendrën Pastorale në Lozanë, më 11 shtator 2021. Giancarlo Salvoldi është deputet i Parlamentit të Italisë.

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »