Të dashur besimtarë të MKSH „Nëna Terezë“ në Aarau
Qeveria Federale, më 28.10.2020 mori masa të mëtejshme në të gjithë Zvicrën për të parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit Covid-19. Qëllimi është të zvogëlohet shumë numri i kontakteve mes njerëzve. Ipeshkvia e Bazelit, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë Federale, njofton se kremtimet fetare (përfshi Mesha Shenjtë, Sakramentet…) mund të jenë deri 50 persona, andaj janë të lutur besimtarët tanë që të lajmërohen përmes telefonit te meshtari ose te motrat për pjesëmarrjen në Meshën Shenjte, deri në njoftimin e ardhshëm. Përparësi kanë ata besimtarë, që lajmërohen të parët deri në mbylljen e Listës së emrave.
Ministrantët, lektorët, Kori, fëmijët… janë të numëruar njësoj si të rriturit. Kapërcimi i numrit 50 besimtarë nuk është i lejuar assesi në Meshën Shenjtë, vetëm në ato raste ku Kantoni jep leje të veçantë dhe mbartja e maskës është e obliguar.„Koha e Ardhjes dhe Krishtlindjes që po vijnë na sfidojnë si meshtarë të pandemisë. Megjithatë, këtë vit të pandemisë, na shfaqet një mundësi unike për të sjellë në lojë Mesazhin e Zotit të mishëruar në një mënyrë të re, krijuese dhe çuditërisht të ndryshme.“ – na shkruan Vikari i përgjithshëm, Dr. Markus Thürig.
Shpresojmë në mirëkuptimin e tuaj dhe lutemi që Zoti t’i ruaj familjet e juaja nga ky virus neve dhe Botën mbarë.