Ministrantët

Çka do të thotë fjala ministrant?

Fjala ministrant vjen nga latinishtja ministrare – shërbej. Pra ministranti ose ministrantja është shërbyes/yese tek altari. Ndër famullitë tona më së shpeshti quhen ministrant/e, por kohën e fundit nën ndikimin e gjuhëve të tjera përdohet edhe fjala shërbyes, shërbyese. Shepeshherë vetë fjala tregon edhe funkcionin e një personi. Në disa gjuhë të ndryshme ministranti thirret: shërbyes, shërbyes i Meshës, shërbyes i altarit, çuni i altarit.

Ministranti dje dhe sot

Fillet e para të shërbesës së ministrantit hasim edhe në Bibël, përkatësisht në Besëlidhjen e Re. Shën Pali në Letrën e Parë drejtuar krontianëve shkruan: Çka të bëhet atëherë, vëllezër? Kur të bashkoheni, ndonjëri mund të këndojë një psalm, tjetri ka një mësim, ka një zbulesë, ka një fjalim në gjuhë, ka sqarim gjuhësh – le të bëhen të gjitha për ndërtimin e përbashkët (14, 26). Burime të tjera nga shekulli i dytë dhe i tretë dëftojnë për takimet e bashkësisë në të diela. Atëbotë shumë pjesëmarrës merrnin detyra të ndryshme në takimin e Meshës. Ipeshkvi drejtonte liturgjinë, meshtari pagëzonte dhe ndihmonte ipeshkvin, diakoni kujdesej për ndarjen e agapesë (dhuratave që kishin sjellë me vete besimtarët për t’i ngrënë së bashku) dhe sakramentit të vajit, lektorët lexonin shkrimet biblike. Detyrat që më vonë u bënë shërbesa e ministrantëve u moren nga akolitët (shërbyesit e altarit). Këta sillnin në altar dhuratat dhe ndihmonin priftin ose ipeshkvin në kremtimin eukaristik. Në shekullin e gjashtë dhe në fillim të Mesjetës shëbyesit e altarit përfaqësonin bashkësinë në Meshët private, domethënë në Meshët pa popull. Në liturgjinë e Mesjetës, që nga shekulli i tetë, shërbesa e ministrantëve u bë e domosdoshme. Pasi që numri i meshtarëve rritej dhe së bashku me ta edhe numri i Meshëve private, ku meshtari detyrohej të kremtonte Meshën vetëm. Sinodi i Maincit (813) dhe ai i Parisit (829) regulluan dhe përcaktuan: për të qenë Mesha e vlefshme duhet së bashkë me meshtarin të marrë pjesë së paku një ministrant, i cili do të ndihmonte meshtarin dhe përfaqësonte bashkësinë. Rroli i ministrantëve ishte shumë i rëndësishëm edhe për faktin se Mesha kremtohej në gjuhën latine, e populli nuk kishte mundësi të përcillte dhe të dinte në tërësi përgjigjet liturgjike, ndërsa ministrantët i dinin ato. Prandaj shërbesa e ministrantit qe edhe një ndër shkallët e meshtarisë, përderisa nuk u rregullua ndryshe nga Koncili i Tridentit (1545-1563). Dokumenti i parë që zyrtarisht flet për ministrantët vjen nga papa Piu XII. Ky papë në enciklikën (letrën qarkore) Mediator Dei (1947) thotë me qartësi se ministrantët nuk janë në rendin priftërisë. Në këtë mënyrë u hapi rrugën të gjithë nxënësve, të gjithë fëmijëve të kenë hyrje në këtë shërbesë. Që nga ky vit shërbesa e ministrantit mori formën e sotme. Koncili i Dytë i Vatikanit i dha vlerë të veçantë rolit dhe shërbimit të ministrantit. Prandaj u lejua që ministrantët të jenë: ceroferë, turiferë, akolitë, lektor (lexojnë të gjitha leximet bashkë me lutjet e besimtarëve, pos Ungjillit). Papa Gjoni Pali II në vitin 1994 vërtetoi interpretimin e nenit 230, 2 të Kodeksit Kishtar Kanonik dhe ua shpalli të gjitha Konferencave Ipeshkvore të drejtën që të pranojnë në shërbesë tek altari edhe çupëzat (ministrantet). Shërbesa e çupëzave (mistrnateve) tek altari nuk paraqet ndonjë problem dhe kundrështim. Më sa shihet është pranuar dhe kuptuar pozitivisht dhe padyshim sjellin një hijeshi dhe përkujdesje të veçantë tek altari i Krishtit.

Kush është ministranti/ja?

Ministrantët (rregullisht të rinj, rrallëherë të rriturit) janë ata persona, të cilët marrin detyra të veçanta gjatë Meshës dhe shërbimeve të tjera liturgjike. Ata rregullisht bartin një veshje të veçantë. Në shumë dioqeza dhe famulli organizohen edhe mësime për ministrantët dhe ministrantet, që ata të mund të mësojnë dhe të dinë t’i zbatojnë ato mësime në ritet e shumta të Meshës Ministrantët janë ndihmëtarë të meshtarit dhe diakonit me disa detyra në meshë. Në veçanti është e nevojshme ndihma e ministrantëve në Meshët solemne, të dielave dhe ato pontifikale. Ministranti është turifer – bartës i enës me të cilën bëhet kemimi, është navikular – bartës i enës në formën e anjies e cila ka kem dhe prej të cilës prifti merr me lugëz vetë kur duhet të kemojë altarin, osten, monstrancën, ungjillin, si edhe priftin dhe bashkësinë si shenjë e ngritjes së lavdërimit dhe uratës drejt Zotit, ashtu siç lexojmë në Psalmin 141:

O Zot, klitha drejt teje, eja me shpejt tek unë!
Dëgjoje zërin tim kur të thërras drejt teje!
U ngrittë lutja ime si tymi i kemit në praninë tënde,
lartësimi i duarve të mia porsi flia e mbrëmjes.

Ministranti është cerofer – bartës i i qirinjve dhe dritave. Gjatë kremtimit eukaristik ministrantët marrin rolin e akolitit dhe bashkë me kremtuesin e Meshës, në raste të ndryshme, edhe bashkë me kremtuesit e tjerë në Eukaristi, përgatisin dhuratat në altar (bukën dhe verën), i ndihmojnë meshtarit kur lan duart dhe pastron paisjet e altarit pas kungimit. Misnistrantët i bien zilës së altarit kur ngritet Sakramenti dhe bëjnë me dije të pranishmit që të përkulen në gjunjë, i ofrojnë priftit thotë Meshën bukën dhe verën, librat liturgjikë dhe mbledhin kollektat (dhuratat në pará që japin besimtarët). Pranë këtyre detyrave ka edhe shumë të tjera që dalin në liturgjitë e veçanta në kohën e Javës së shenjtë, Ngjalljes dhe Krishtlindjes.

Teshat

Rregullisht ministrantët bartin si nënpetk një talar të kuq ose të zi, ndësa sipër pothuajse gjithmonë një albë të bardhë. Mirëpo, ngjyrat e misnistratëve mund të rregullohen edhe sipas dokes së vendit dhe te famullisë, që rregullisht nëpër famullitë tona bartin një albë (këmishë) të bardhë fund e krye ose një të kuqe ose një vjollcë a të trandafiltë, varësisht sipas kohës liturgjike. Në parzëm bartin kryqin, që rregullisht duhet të jetë i drunjtë që ta na përkujtojë kryqin e Krishtit, edhe pse shpesh shihet se si në shumë famulli anekënd Kishës barten edhe pllaka të metalta me ndonjë figurë të gravuar në të ose kryq.

Çka do të thotë të jeshë ministrant?

– Të jesh ministrant do të thotë, …
– përmes shërbimit te altari të bashkëkremtosh Meshën dhe përshpirtëritë e tjera.
– të mësosh shërebesën pratikisht dhe teoretikisht.
– me bashkëkohanikët të jetosh fenë dhe ta përjetosh atë.
– të diskutosh dhe të përgatitësh tema religjioze.
– të marrësh pjesë në shëtitje dhe ekskursione të famullisë.
– të luash, të zbavitesh dhe të shoqërohesh me ministrantët e tjerë.
– të njoftosh bashkësinë dhe të rritësh së bashku me të në fe, shpresë dhe dashuri.

Ministranti/ja duhet të jetë:

– i kujdesshëm për Meshën,
– i dëgjueshëm,
– i përvuajtë,
– i pastër në zemër,
– i frikueshëm ndaj Zotit,
– i saktë,
– i rregulltë,
– miqësor me të tjerët.

Ndërmjetësit e ministrantëve/teve:

– Shën Tarcisi,
– Shën Nikolli,
– Shën Dominik Savio,
– Shën Stanislav Kostka,
– Shën Luigj Gonzaga,
– Shën Gjoni Bermans.

PRIFTI I MISIONIT

Biografia e Don Albert Jakaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08
E-Mail: albert.jakaj@kathaargau.ch

Translate »