Misionet tona në Zvicër
Njoftim
Të dashur Besimtar,
vendimi i Qeverisë zviceriane për hapjen e kishave nga 28 maj 2020 na gëzoi pa masë. Kjo do të thotë se për Rrëshajë do të mund të kremtojmë meshën shenjte në Kishë me Ju, të dashur Besimtar.
Ky vendim i Qeverisë lejon edhe ndarjen e sakramentit të pagëzimit dhe të kurorës, ndërsa ai i kungimit të parë dhe krezmimit mbetet pas pushimeve të verës.
Çka duhet ditur para se të vini në meshë të Dielën e Rrëshajve?
– Çdo famulli ku kremtojmë meshën do të na tregojë për masat mbrojtëse. Por ajo që dihet është:
– Regjistrimi i besimtarëve që do të marrin pjesë në meshë: Emri, Mbiemri dhe nr i tel.
– Pjesëmarrja në numër nuk është e caktuar, por duke pasur parasysh distancën prej dy metrave, i bie një e treta e kishës sa mund të vijnë në kushte normale, varësisht prej madhësisë së kishës por rreth 200 persona.
– Familjet nuk kanë nevojë të mbajnë distancë as në meshë.
– Nuk ka nevojë për maska.
– Nuk ka ujë të bekuar në kishë.
– Nuk ka kungim në gojë dhe dhënja e shenjës së paqes.
– Ata që janë me grip assesi nuk duhet të marrin pjesë në meshë.
Për çdo informatë tjetër do të Ju njoftojmë me kohë.
Falënderojmë Zotin për këtë dhuratë që po na bënë tash për festën e Rrëshajve.
Shpirti Shenjt i shndritë zemrat tona dhe na e forcoftë vullnetin tonë për t`i shërbyer Zotit me dashuri në çdo njeri.
Lutemi për Ju:
Don Albert Demaj TG
Don Marjan Lorenci LU
Don Albert Jakaj AG dhe
Motrat që shërbejnë në Misionet tona.