Orari i Javës së Shenjtë
E Shtunë (Vigjilja e Dielës së Larit), më 9 prill
Mbledhje e rregulltë me Këshillin e Misionit në orën 18:00 në Aarau (Kirchensaal – Kisha e Shën Pjetrit e Palit).
E Diela e Larit, më 10 prill
Mesha Shenjtë në orën 13:30 në Aarau dhe në orën 17:00 në Zollikofen.
E Hëna e Madhe, më 11 prill
Rrëfimet për Pashkë për besimtarët në Aarau prej orës 18:30 (Kisha e Shën Pjetrit e Palit).
E Martja e Madhe, më 12 prill
Udha e Kryqit dhe Mesha Shenjtë për të Martën e 5. të Shna Ndout në Schöftland në orën 19:00.
E Enjtja e Madhe, më 14 prill
Mesha Shenjtë dhe riti i larjes së këmbëve në orën 19:00 në Pratteln BL (Muttenzerstrasse 15, 4133 Pratteln).
E Premtja e Madhe, më 15 prill
Udha e Kryqit në Einsiedeln në orën 13:00.
Ritet e të Premtes së Madhe në Schöftland në orën 19:00.
E Shtunja e Madhe, më 16 prill – Nata e Pashkëve
Bekimi i Bukës së Pashkëve sipas Kantoneve:
* në orën 9:00 në Laufen BL;
* në orën 11:00 në Zollikofen BE;
* në orën 12:30 në Derendingen SO;
* prej orës 15:00 deri 17:00 në Aarau (Kirchensaal, Feerstrasse 8, 5000 Aarau).
NATA E PASHKËVE – Mesha Shenjtë në orën 19:30 në Birr AG (Wydenstrasse 3, 5242 Birr-Lupfig).
E DIELA E PASHKËVE, më 17 prill
Mesha Shenjtë në orën 13:30 në Aarau dhe në orën 18:00 në Wünnewil FR.
Të gjithë besimtarëve të Misionit tonë
Për shumë mot Pashkët
Ju uron
Misioni Katolik Shqiptar „Nëna Terezë“ në Aarau