Lajmet

Papa Françesku lejon shtegtimet në Megjugorje

Lajmi u bë publik sot në Meshën e shenjtë në Megjugorje

I deleguari Apostolik për Megjugorje, Imzot Henryk Hoser, sot në mëngjes në Meshën e shenjtë në Megjugorje lajmëroi se Papa Françesku i lejoj shtegtimet në Megjugorje. Pranë tij ishte edhe Nunci Apostolik për Bosnje e Hercegovinë, Imzot Luigi Pezutto. Këtë lajm e solli e para gazeta Večernji list.
Lajmin po e sjellim në tërësi: “Papa Françesku ka përcaktuar se është e mundur të organizohen shtegtime në Megjugorje duke u ruajtur që ato mos të shpjegohen si njohje e ngjarjeve të njohura të cilat ende kërkojnë hulumtim nga ana e Kishës, domethënë që mos të shkaktojnë çfarëdo gabimi dhe dykuptimshmërie në aspektin doktrinar. I njëjti kriter mund të përdoret për barinjtë e çdo rendi dhe të çdo shkalle të cilët dëshirojnë të shkojnë e Megjugorje që atje të kremtojnë dhe të bashkë kremtojnë në mënyrë kremtore”.
Imzot Hoser para pak kohe në  bisedë me gazetën italiane deklaroi se si Megjugorja nuk është më vend “i dyshimtë” por vend që jeton fenë në mënyrë intensive të cilën e ushqejnë përshpirtëritë tradicionale siç është rruzarja, adhurimi eukaristik, udha e kryqit që zhytën në sakramente.
/Radio Maria

PRIFTI I MISIONIT

Misionari: Don Marjan Demaj

Feerstrasse 10
5000 Aarau

Tel.: 062 822 84 94
Fax: 062 822 70 08

Translate »