Papa Françesku: ta dёgjojmё Shpirtin Shenjt rrugëtimit tё Sinodit kishtar
Papa: “Le ta thërrasim nё lutje Shpirtin Shenjt më shpesh e mё me shumë forcë dhe ta dëgjojmë me përvujtёri, duke ecur së bashku, siç dëshiron Ai, krijuesi i bashkimit dhe i misionit: me bindje e guxim. #Synod #KishaNёDёgjim”.
“Le ta thërrasim nё lutje Shpirtin Shenjt më shpesh e mё me shumë forcë dhe ta dëgjojmë me përvujtёri, duke ecur së bashku, siç dëshiron Ai, krijuesi i bashkimit dhe i misionit: me bindje e guxim. #Synod#KishaNёDёgjim”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 11 tetor 2021, nё faqen @Pontifex.
“Sinod” do të thotë “ecje së bashku”. E vërtetë, barinj shpirtëror e besimtarët laikë nga çdo anë e botës, nëpërmjet Kishave vendore dioqezane, gjatё rrugëtimit tё ri Sinodal tё Kishёs, përuruar solemnisht dje nga Papa nё Bazilikёn e Shёn Pjetrit, pritet të sjellin në Romë zërin e Kishave të veçanta nga mbarë bota, për tё ndihmuar ecjen udhës së Ungjillit e tё vëllazërimit, me vështrimin përherë të përqendruar në Jezu Krishtin.
“Sinodi– thotë Papa – ka qenë dhe ёshtё një eksperiencë e madhe, gjatë së cilës përjetohet Sinodaliteti e Kolegjialiteti, e na ofron njё rast tё volitshëm pёr ta ndier akoma mё shumё forcën e Shpirtit Shenjt Zot që e udhëheq dhe përtërinë përherë Kishën, e cila është ftuar, pa hezitim, të marrë përsipër kujdesin për tё dёgjuar, pёr t’i kuruar plagët e njerëzimit e për të ndezur sërish shpresën për shumë njerëz të pashpresë”. Në saje të forcës Hyjnore, e krishteri shikon realitetin e sotëm e të ardhshëm, në dritën e Zotit, e orvatet me guxim t’iu përgjigjur sfidave të reja të panumërta. Sigurisht, siç pohoi Papa Françesku “fara që është mbjell, gjatë këtij Sinodi, do të kultivohet mё tej nga Kisha, me durim e dashuri”. Kisha i mban dyert e hapura, pa përjashtuar askënd.
/Radio Vatikani