Të nderuar miq,
Të dashur besimtarë,
Të hënën, më 16 mars 2020 në Suhr, kemi planifikuar të fillonim Ripërtrirjen Shpirtërore me Don Prekën, do ta anulojmë për një datë tjetër.
Masat e sigurisë preventive ndaj Coronavirusit të ndërmarra nga Kantoni i Aargaut, na detyruan të shtyejmë këtë aktivitet pastoral për të mirën e besimtarëve të Misionit tonë.
Lusim Zotin që të na ruaj prej kësaj të keqe (virusi), që e ka kapluar Botën mbarë! Njëkohësisht do t‘ju njoftojmë për Ripërtrirjen me Don Preken në Misionin tonë në kushte ma të mira dhe më të favorshme.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!
MKSH „Nëna Tereze“ në Aarau